Ish kryeministri Sali Berisha ka ngritur tonet nga Foltorja e Pogradecit, ndaj Lulzim Bashës, për të cilin tha se sillet sikur ka ardhur nga Koreja e Veriut.
“Kryetari pa parti zgjodhi të shkëputej pa ju. Komunikon me katër muret, Nuk njeh ligj, forum statut. Sillet sikur ka ardhur nga Koreja e Veriut dhe jo si një qytetar që ka studiuar në Perëndim dhe të ishte i përkushtuar për lirinë.
Në këto kushte, pas një dhunimi flagrant të formueve të rinisë, pas shkëputjes totale të tij nga kryesia e partisë, dhe kjo se nuk është më vetja e tij dhe për këtë nuk është faji i askujt.
Një herë thotë se për mua nuk ka forume e Kuvend, e një herë thotë ka ikur koha. Ai nuk ka folur asnjë herë për kohën, për popullin.
Ndaj dhe duke u kërkuar ndjesë ju për heshtjen time, ju garantoj se nuk ka pasur asnjë shkak tjetër përvecc faktit se nuk do kthehesha më dhe është një gabim i madh i jetës time që në 2017 të jap dorëheqjen ai refuzoi, natyrisht unë duhet të dilja në garë e të shpëtoja PD.
Duke theksuar këtë, duhet tu garantoj se nuk është një nismë për interesa personale dhe ata që besojnë një gjë të tillë mashtrojnë veten e tyre. Unë e pranoj problemi që u shpalla non grata në 19 maj nga DASH, dhe po ashtu deklarova se pas kësaj fshihet George Soros”, deklaroi Berisha!/m.j