Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ishte sot në Top Talk për të folur për tragjedinë e Gërdecit, një proces tashmë që është i rihapur , ku po hetohet dhe roli i tij në këtë ngjarje.
I pyetur se përse u rihap çështja e Gërdecit, Mediu tha se vendimi ishte anti kushtues.
“Dua të them që kërkesa e SPAK drejtuar GJL po ashtu edhe vendimi i gjykatës së apelit janë ndesh me kushtetutën dhe kodin penal.
Nuk kanë brenda tyre as profesionalizëm dhe as tendencë për të vendosur drejtësi . mënyra si është proceduar duket qartë që kanë interesa të tjera.
Çdo lloj interesi, që nga ai politik, e deri personal i njerëzve që merren me këtë çështje, por për të vendosur drejtësi, jo.
Kur procedimi është kundër me ligjin, i hapet rrugë ,mundësive të tjera, dhe këtu e vendos vëmendjen tek ata që bëjnë ligjin.
Nuk mendoj që prokuroria ka prova, se ndryshe do ishim të gjithë në thundrën e saj. Veprimet janë të tilla që duket që s’ka dëshirë të bëhet drejtësi”, tha Mediu në Top Talk.
Mediu ndër të tjera tha se sipas tij, është provuar me fakte që ai nuk ka pasur lidhje me ngjarjen dhe se në cilësinë e Ministrit të Mbrojtjes ai ka zbatuar vetëm vendimit e Këshillit të Ministrave aso kohe, nën qeverisjen e Sali Berishës.
“Është provuar përmes fakteve që unë nuk kam pas lidhje direkte dhe as indirekte me këtë kompaninë në Gërdec , si ministri Mbrojtjes kam zbatuar vendimin e Këshillit të Ministrave dhe kam bërë urdhra bazuar në vendimet e Këshillit të ministrave , as nuk kam bërë trysni dhe nuk i kam kërkuar kujt të bëj një veprim kundër ligjit”, tha Mediu.
Denis Dyrnjaja: Kur thoni ka një vendim të Këshillit të Ministrave nënkuptohet që ka një vendim të qeverisë për këtë gjë ?
Fatmir Mediu: Po
Denis Dyrnjaja: A mund të dimë kush e inicioi vendimin për hapjen e fabrikës së demontimit në Gërdec?
Fatmir Mediu: Të gjitha vendimet e qeverisë , iniciohen nga ministritë përkatëse . Ministria e Mbrojtjes ka pasur detyrimin në bazë të Natos dhe Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit , eleminimin dhe demontimin e municionit të tepërt, i cili përbente rrezik dhe një analizë e tillë është bërë dhe në 2010. Dhe detyra jonë ka qenë që të operonim dhe nuk ka qenë një kompani, por 5 të huaja q ë merreshin me këtë proces demontimi. Meqë ky ishte një rast specifik që kishte të bënte me blerje për demontim , atëherë ne jua dresuam qeverisë njëherë më kërkesë për të bërë një proces të drejtëpërdrejtë dhe pas debateve në qeveri u bë një akt normativ , i cili i zgjeronte masën e veprimit ministrisë së Mbrotjes për rastet e tjera, që të mos shkonim gjithnjë në qeveri për cështje të tilla.
Denis Dyrnjaja: Në dijeni tuaj a është përdorur ky proces demontimi për të bërë tregti fishëkësh ?
Fatmir Mediu: Nuk kam asnjë dijeni të tillë, dhe po ju them që çdo shitje fishekësh apo cdo lloj procesi, ka qenë një proces i ndërtuar në një konsultim me të gjithë strukturat civilë dhe ushtarake të ministrisë së Mbrojtjes dhe pa dyshim në kërkesat për shitje ka qenë e domosdoshme dhe në konsultim me partnerët tanë , me shërbimet e tyre, për shkak se ishte e detyrueshme që të kishte certifikatën e userit . Ne nuk e kemi databazën e nevojshme për këtë çështtje dhe gjithmonë kemi marrë pëlqimin e partnerëve tanë./m.j