Që natën e parë që hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Dj PM nisi të ngacmonte blogeren Sarah Berisha. Ai mundohej që të qëndronte pranë saj për të pasur mundësinë e bashkëbisedimit.
Gjatë lojës së zhvilluar dy ditë më parë, ai e pyeti Sarah Berishën nëse do të lidhej për lojë brenda shtëpisë, por ajo nuk u përgjigj. Dj PM pranoi se ai vetë do ta bënte këtë gjë, sepse ndoshta më pas mund të lindnin edhe ndjenjat.
Mirëpo, artisti nuk e ka lënë me kaq, Gjatë ditës së djeshme, ai e ka provokuar vazhdimisht Sarahn. Pasi i tha se është shumë xheloz, blogerja zbuloi se ka dalë me shumë çuna, por ka pasur vetëm një lidhje serioze që ka zgjatur plot pesë vite.
Pjesë nga biseda:
Dj PM: Po ti, në Durrës?
Sarah: Tani në Tiranë.
Dj PM: Prej sa kohësh?
Sarah: Një vit. Bashkë me motrën edhe me dy shoqe, por tani kemi dal në shtëpi veç të dyja.
Dj PM: A është vështirë me jetu me shoqe? Po në Tiranë ke qenë e lidhmë ndonëjherë?
Sarah: Jo. Nuk më pëlqen të flas, të paktën jo këtu. Kam qenë e lidhme dikur, kam qenë pesë vjet me një çun.
Dj PM: Jo, nuk pyes në Durrës, po nëTiranë.
Sarah: Kam pas dalë, por jo me pas lidhje.
Dj PM: Me sa çuna ke dal, se unë jam shumë xheloz.
Sarah: O, si me ja bo?
Dj PM: Jam shumë xheloz. Je xheloze në lidhje, bonu e sinqertë.
Sarah: Varet nga situata.
Dj PM: Si nga situata? Ndoshta isha bo xheloz për do sene, po… Që mu nuk më pëlqejnë, nuk muj me të shti ty me ndryshu.
Sarah: Gjejmë gjuhën e përbashkët.
Dj PM: Se unë s’kam pse me ta ndrru karakterin, as këtë zemrën e brishtë që e ki. Të betona në Zot që je femër shumë e brishtë. Pavarësisht situatës, je femër shumë e mirë.
Sarah: Faleminderit!
Dj PM: Sarah, të pëlqej?
Sarah: S’du me të kthy përgjigje.
Dj PM: Tash, s’po du me të kallxu as une. Ama po më pëlqen që s’po thu jo.
g.kosovari