Sheikët e Newcastle janë të interesuar që të nënshkruajnë me portierin e Lazio-s, Thomas Strakosha gjatë merkatos së Janarit. Sipas The Sun, futbollisti shqiptar është në radarin e Newcastle dhe ata duan që ta bëjnë pjesë të ekipit yllin e Serie A sa më shpejt që të jetë e mundur.
Kontrata e Strakoshës me Lazio-n përfundon në verë dhe për mediat britanike është paksa e çuditshme që duan të nënshkruajnë me 26-vjeçarin që në Janar, në një kohë kur në verë mund ta marrin falas, por edhe kur në ekip kanë 3 portierë të parë.
Edhe pse Strakosha është kthyer në numrin 2 të Lazio-s, ylli shqiptar mund të jetë një opsion shumë i rëndësishëm për ekipin e Premier League.
Por për shkak të problemeve që ka shfaqur Newcastle së fundmi, mbështetësit e ekipit në rrjete sociale kanë ironizuar duke thënë nëse portieri luan në mbrojtje.
Kjo për shkak se ky sektor në ekip është ai që ka hasur më shumë probleme.
/a.r