Nis të squllet tentativa për një shumicë të re qeveritare në Maqedoninë e Veriut me dy partitë nacionaliste VRMO-DPMNE dhe Levica.
Siç bën të ditur Tetovasot, një nga 12 deputetët e ASH-AAA, parti e cila firmosi me kreun e opozitës krijimin e një opozite të re, bëri të ditur se do të të tërheqë nënshkrimin e tij nga “shumica e re”.
Polemikat tek disa deputetë shqiptar, tek kjo shumicë e re, janë ngritur rreth qëndrimeve që mban E Majta (Levica) e që nuk përputhen me profilin e tyre politik!
“Na kanë mashtruar…do të tërheq nënshkrimin”, tha për TV21 një nga deputetët shqiptar, që kërkoi të mos citohet me emër!
Partneri i ri i opozitës, me 3 deputetë, Lëvizja Besa, shprehet se pas 48 orëve, gjithçka pritet të qartësohet!
Arijanit Hoxha, të premten përfaqësoj Besën, kur Mickoski shpalli fundin e qeverisë Zaev2!
Hoxha është ministër i bujqësisë në qeverinë aktuale, në dorëheqje!
Edhe opinioni publik ndërkaq duket i ndarë rreth zhvillimeve të fundit, pasi Lëvizja Besa bëri ndërrimin e partnerëve të qeverisë, e në veçanti debati u përqendrua rreth asaj se çka përfaqëson Levica!
Partia Besa u irritua nga përplasje me BDI në komunën Zhelinë, ku u anulua rezulati në një vendvotim, dhe kështu edhe fitorja e kandidatit të saj.