Pasditen e së shtunës është gjetur i pajetë një 62-vjeçar në Vlorë. Bëhet e ditur se trupi i dekompozuar është konstatuar rreth orës 16.45 në lagjen “1 Maji” të qytetit nga familjarët. 62-vjeçari jetonte i vetëm dhe nga hetimet paraprake dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Policia po vijon hetimin për zbardhjen e plotë të rastit. /abcnews.al/