Aksioni kësaj here nuk e e ka nxjerrë me duar bosh Policinë e Shtetit, pasi në pranga për pjesëmarrje në grabitjen me dhunë të biznesmenit Nazmi Çangu ka përfunduar Saimir Kuçi.
Ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi Artan Kurti (Lleshi), i cili dyshohet si kreu i grupit kriminal që vendosi për grabitjen në Nikël.
Të dy këto persona janë të njohur për policinë pasi janë më precedent penal për vjedhje, plagosje dhe trafik droge.Operacioni vijon ende të zhvillohet në Krujë, Tiranë dhe Durrës për kapjen e personave të kërkuar.
Po ashtu mësohet se më vendim të Prokurorisë janë kanë kontrolluar 7 banesa në periferi të Tiranës, më konkretisht zonat në: Kombinat, Astir, Yzberish dhe Fushë Mëzez.
Por si ranë në gjurmët e tyre hetuesit
Autorët dyshuar u identifikuan përmes gjurmëve që lanë në vendin e ngjarjes.
Ka qenë një kapele që i ra njërit nga grabitësve e cila ka ndihmuar hetuesit në identifikimin e autorëve.
Por edhe fakti që një prej autorëve kafshoi bizensmenin Çangu, ka bërë që prokuroria dhe policia ta kishin më të lehtë për të shkuar në gjurmët e këyre personave të akuzuar për ngjarjen e rëndë.
Dinamika e ngjarjes së grabitjes së biznesmenit Nazmi Çangu
Nazim Çungu së bashku me gruan dhe fëmijët kanë qenë në një darkë familjare dhe janë kthyer në banesë në orën 23:00 të natës. Pasi kanë rënë për të fjetur, rreth orës 01:00 ata janë zgjuar nga grabitësit që i kishin drejtuar automatikun në fytyrë. 3 prej grabitësve ruanin gruan dhe fëmijët në një dhomë të shtëpisë, ndërsa 3 të tjerë po dhunon biznesmenin që të tregonte çelësin e kasafortës për të marrë paratë. Në tentativë për të rezistuar biznesmeni ka kafshuar një nga grabitësit në dorë dhe në këmbë, por kjo i ka acaruar edhe më shumë ata duke e rrahur për vdekje. Pas dhunimit të Nazmi Çungut ata kanë marrë çelësin dhe kanë marrë më vetë të gjitha paratë dhe sendet me vlerë dhe më pas janë larguar.
g.kosovari