Mësohen detaje tronditëse nga vrasja në Elbasan. Pas një grindje banale sherri ka degjeneruar në përdorimin e sendeve të forta dhe thikave.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”, pas një konflikti mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë. Për pasojë 28 vjeçari Florenc Kovaçi ka humbur jetën, ndërsa vëllai i tij 19-vjeçari Mikele Kovaçi është plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.
28-vjeçari ka marrë goditje me thikë dhe goditje në kokë nga rënia në asfalt. Ndërsa Mikel Kovaçi ka marrë plagë të rënda me thikë në gjoks, ndërsa është goditur edhe me mjete të forta në pjesën e kokës duke i shkaktuar plagë të rënda.
Burime nga spitali i Elbasanit deklaruan se i plagosuri ka marrë plagë të rënda kryesisht me thikë në pjesën e gjoksit. Po ashtu ka pasur edhe goditje me mjete të forta në pjesën e kokës çka i kanë shkaktuar fraktura të shumta”.
28 vjeçari Florenc Kovaçi, mbeti viktimë e këtij sherri. Burime pohuan se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.
/b.h