Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka bërë me dije se do të hapet një akademi për barinjtë.
Në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese ministrja tha se të qeni barit është një profesion i vështirë, e për pasojë duhet që shteti t’i mbështesë ata duke i subvencionuar për mbajtjen e tufës.
“Në 2022 ne do të aksesojmë dyfishin e fondeve të BE që kishim nga 94 do të shkojmë 146 milionë euro. Bashkë me 7.2 miliardë lekë që do të shkojnë për fermerët dhe blegtorët, që po ne e dimë që blegtoria ka një rënie, sepse është e vështirë, nuk duan njerëzit të shkojnë në mal të jenë barinj. Barinjtë duan të bëjnë një profesion që është më i lehtë, pse nuk bëhesh ti bari sepse është e vështirë. Është një profesion që është e vështirë dhe duam ta ruajmë dhe do të nxisim t ë rinjtë, do shkojmë t’i gjejmë, do bëjmë një akademi për këtë, dhe do i subvenciojmë vetëm për mbajtjen e tufës. Jemi të vetëdijshëm për këtë problem, duam të mbështesim fermat e mëdha. Të bashkohen fermerët të mos mbajnë nga një lopë”, tha Krifca.
/b.h