Ky është Mikel Kovaçi, 19-vjeçari që mbeti i plagosur pas një sherri me thika me disa të rinj në Elbasan.
Nga konflikti që përshkallëzoi në përdorimin e thikave humbi jetën vëllai i tij, Florenc Kovaçi, 28 vjeç. I riu është nisur drejt Spitalit të Traumës, ku po merr shërbim mjekësor.
Dyshohet se sherri mes të rinjve ka ndodhur për një vajzë. Policia po vijon punën për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë.
/b.h