Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në Kamzë për të diskutuar mbi problematikat e nxënësve. Rama shpjegoi hap pas hapi sesi do të funksionojë programi për zejet dhe artet.
“U fol për klubet. Po përgatisim një program të detajuar për atin zejet e sportin në shkollë që nuk është një platformë thirrje për oriente por një program…Ndërkohë që përveç nivelit të parë, që është niveli i vetë shkollës që hap të cak në shkollë që vihen në funksion të këtij programi, ne duam të krijojmë edhe një nivel të dytë që të jetë pak më i strukturuar për ata që janë pak më shumë të talentuar, për t’iu krijuar mundësinë të kenë klube klasa për të ushtruat talentin e tre me mësues që nuk janë mësues shkolle por të rekrutuar në funksion të aktivitet pasdite në qendra specifike për këtë strukturë. Pastaj për të kaluar edhe në nivelin e t, atë të kompoeticionit, ata të cilët janë më të spikaturat të mund të ekspozojnë konkurrojnë, apo të shfaqin talentin e tyre qoftë në skenën e konkurrimit në rang qarku apo bashkie, apo në skenë konkurrimi në rang kombëtar.
Ndërkohë Rama bëri me dije se grupet e vullnetarizmit do të kenë akses në fondet e qeverisë. Por. Rama tha se grupet e vullnetarizmit që do krijohen nga vetë nxënësit do të duhet të argumentojnë pse do ta marrin fondin, në mënyrë që fondet mos të jepen në mënyrë uniform për të gjithë shkollat.
“Patjetër që do gjejmë një zgjidhje duke bërë në të njëjtën kohë që ta stimulojmë vullnetarizmin që ata që duan të bashkohen në këtë shkollë për të krijuar një grup vullnetar për X fushë, të mund të kenë akses me projektin e tyre në një fond të qeverisë që të jetë pikërisht për të. Këtu ka një anë tjetër e gjithë medalja që është të qenit aktiv të vetë nxënësve. Për të qenë ata vetë protagonist në krijimin e këtyre bërthamave, për të qenë ata vetë aktiv për të pasur akses në këto fonde në mënyrë që fondet mos të shpërndahen në mënyrë uniform për të gjitha shkollat, por të shkojnë për ata që japin argumentet e duhura për të marrë fondin”, tha Rama.
Rama iu përgjigj një nxënëseje e cila tha se nuk ka dëshirë të studiojë letërsi tre vite në gjimnaz kur do të ndjekë mjekësinë. Rama tha se gjuha shqipe do të studiohet se është në rreziku.
“Më bëri përshtypje një vajzë që tha për mua është humbje kohe të merrem me gjuhën dhe letërsinë kur dua mjekësinë. Në fakt nuk është humbje kohe sepse e para njëherë ky është një shqetësim shumë personal i imi por që nuk është personal në pikën që të tjerët nuk e kanë shqetësim. Gjuha shqipe është në rrezik. Të gjithë ankohen edhe në Francë që është një vend ku i japin gjuhës një rëndësi të jashtëzakonshme, ankohen se gjuha e tyre është në rrezik. Por gjuha shqipe është në rrezik realisht nga humbja e vazhdueshme për shkak të mungesës së përdorimit të saj me korrektësi dhe patjetër edhe për shkak të boshllëqeve që janë krijuar në vite kur gjuha shqipe u hoq fare, Ne e rikthyem gjuhën shqipe në nivelin e gjimnazi, nuk ishte fare u hoq. Ndërkohë me këtë mrrokllat, me këto SMS e Whatts App këto shkrimit pz, përzotin Krijohet një tjetër kulturë komunikimi dhe kjo është arsyeja që të gjithë janë të shqetësuar ca ndodh me gjuhën në brezin e ri”, tha Rama./m.j