Një 43-vjeçar, babai i dy fëmijëve rezulton i zhdukur prej gati dy javësh.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Rruzhdi Hoxha është zhdukur 13 ditë më parë dhe denoncimi është bërë nga vëllai i tij në komisariatin numër 5. Rruzhdi Hoxha ka një biznes inertesh në dalje të Kamzës.
Mësohet se pas denoncimit, policia ka shoqëruar mikun e tij, i cili ka pasur dhe takimin e fundit me 43-vjeçarin. Ky i fundit është ndaluar dhe po mbahet në paraburgim pasi ka hesape me drejtësisë italiane.
Miku u tij është personi i dyshuar për ngjarjen, por nuk ka ende një urdhër ndalim për të. Policia ka mundur të gjejë celularin e të zhdukurit, por jo Rruzhdi Hoxhën. Një grup i posaçëm hetimi po trajton rastin.
/b.h