Një debat i fortë është zhvilluar mes deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji dhe gazetarit Nikoll Lesi. Sherri nisi për shkak se Lesi e cilësoi Berishën si “udhëheqësin shpirtëror” të PD, gjë që sipas tij është tragjikomike.
Në këtë moment u fol për protestat dhe komenti i Salianjit nxiti debat.
Deputeti përmendi një artikull të publikuar nga gazeta e drejtuar nga Lesi ku thuhet se Berisha duhet të rrëzohet me armë. Ndërsa gazetari iu përgjgij duke i thënë që duhet të ketë kujdes me fjalët pasi po flitet për protesta, jo për artikuj e gazeta.
Pjesë nga debati
Nikollë Lesi: Salianji, ju thatë që LSI ka Kryemadhin dhe Meta është president. Të gjithë e dimë që Meta është udhëheqësi shpirtëror i LSI. Edhe PD udhëheqës shpirtëror ka Sali Berishën. Është tragjike dhe komike të shohim që Saliu trazon ujin e PD. Koalicioni është i prishur.
Ervin Salianji: Koalicionet e partive politike nuk janë të përjetshme.
Nikollë Lesi: Kur shkon në Korçë çfarë të thonë?
Ervin Salianji: Kushdo që thotë protesta, protesta, protesta, sidomos ju që keni thënë duhet të merren armë për të rrëzuar Berishën. Nuk rrëzohet asnjë qeveri me dhunë.
Nikollë Lesi: Kujdes fjalët me mua. Ore mos ngatërro gazetën me protestë.
Ervin Salianji: Protestën që ka bërë PD dhe opozita e bashkuar gjithë këto vite nuk i ka bërë asnjë parti politike. Rama do të ikë shumë shpejt.
Nikollë Lesi: Mos u bëj militant. Nuk po akuzoj Lul Bashën.
/a.r