Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka treguar se Komisioni i Shëndetësisë dhe Çështjeve sociale brenda partisë që ajo drejton, kanë nisur analizën dhe konsultimet me grupet e interesit, në lidhje me projektbuxhetin e shtetit për vitin 2022.
Kryemadhi thotë se përfundimet e nxjerra prej tyre të “përqafohen” nga aktorët e tjerë politikë, në mënyrë që buxheti i vitit që vjen të realizojë një shërbim shëndetësor cilësor e të përballueshëm për qytetarët.
Postimi i Monika Kryemadhit:
Komisioni i Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale në LSI, ka nisur analizën dhe konsultimet me grupet e interesit, në lidhje me projektbuxhetin e shtetit për vitin 2022. Qytetarët tanë gjenden mes vështirësive ekonomike, të thelluara edhe prej kostove shumë të larta të përballimit të pandemisë.
Në përfundim të këtij procesi, do të ofrojmë propozimet tona ligjore në Kuvend, me shpresën për mbështetje sa më të gjerë nga aktorët e tjerë politikë, që buxheti i shtetit në vitin që vjen, të realizojë një shërbim shëndetësor cilësor dhe të përballueshëm për qytetarët dhe të dedikojë mbështetje reale ndaj stafit mjekësor në punën e tyre./m.j