Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot në mesditë në Miridtë. Policia sqaron se aksidenti ka ndodhur në fshatin Gëziq dhe viktimë ka mbetur R.Gj., 56 vjeç.
Ky i fundit ka qenë duke drejtuar mjetin bujqësor zetor ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë është ngritur një grup hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
/a.r