Ministrja për Shtetin dhe Parlamentin Elisa Spiropali ka komentuar nismën e qeverisë për ligjin e bashkëqeverisjes ku i ka bërë thirrje opozitës që të bëhet pjesë e votimit të tij në të mirë të qytetarëve.
Spiropali në fjalën e saj është shprehur se bashkëqeverisja është dera e hapur për ankesat e qytetarëve dhe dera e mbyllur për të gjithë punonjësit abuzues.
Ndër të tjera ajo ka theksuar se bashkëqeverisja nuk ka lidhje me patronazhistët dhe sipas saj nuk është problemi i qeverisë që opozita u fut në zgjedhje si një magazinë pa inventarë.
“Bashkëqeverisja nuk është vetëm dera për ankesat e qytetarëve por dhe dera që do të mbyllet për çdo punonjës që abuzon me postin. Kjo nismë ligjore nuk vjen nga ligji por nga eksperienca 4 vjeçare diskutimi. Në këtë projektligj është listuar të gjithë mësimet e marra dhe roli i agjensisë në këto katër vite. Për këtë arsye ka lindur dhe nevoja që projekti i bashkëqeverisjes të ketë forcën e ligjit për rregullimin e marrëdhënieve për ligjin shqiptar. Shqetësimin më të madh e keni me patrionazhistët pasi ju në zgjedhje ishin magazinë pa inventarë, përballë patronazhistëve që ishin fitues, ndaj ligji për bashkëqeverisjen nuk ka lidhje me patronazhistët”, ka thënë ajo.
g.kosovari