Prej katër vitesh tashmë, nuk ka futur më alkool në gojë, dhe këtë gjë këngëtarja dhe aktorja e njohur Jessica Simpson deshi ta ndante me të gjithë fansat e saj.
41-vjeçarja, e cila ka interpretuar në filma si “The Dukes Of Hazzard” dhe “Employee Of The Month”, tha se pija po e conte në buzë të greminës. Duke ndarë një foto në Instagram dhe Twitter nga 1 nëntori 2017, Simpson shkroi gjatë mbi sfidën e saj.
“Ky person në mëngjesin e hershëm të 1 nëntorit 2017 është një version i vetes sime të cilin nuk e njoh. Kisha kaq shumë nga vetja për të zhbllokuar dhe eksploruar.
E dija që pikërisht në këtë moment do ta lejoja veten për të rimarrë dritën time, të fitoja luftën time të brendshme, për të respektuar veten dhe ta shihja botën në mënyrë të qartë.
Personalisht, që të arrija ta bëjë këtë, më duhej të ndaloja pirjen e alkoolit sepse më bllokoi mendjen dhe zemrën, dhe sinqerisht isha e rraskapitur.
Doja të ndjeja dhimbjen që ta ruaja atë si një simbol nderi. Doja të jetoja si një lidere dhe të thyeja ciklet për të ecur përpara, duke mos parë kurrë prapa me keqardhje dhe pendim për çdo zgjedhje që kam bërë dhe do të bëja për pjesën tjetër të kohës sime këtu brenda kësaj bote të bukur.
Nuk mund ta besoj se kanë kaluar 4 vjet! Ka kaq shumë stigmë rreth fjalës alkoolizëm ose etiketës së një alkoolisti. Puna e vërtetë që duhej bërë në jetën time ishte të pranoja dështimin, dhimbjen, thyerjen dhe vetësabotimin. Pija nuk ishte problemi. Unë isha. Nuk e doja veten.
Nuk e respektoja veten time, pushtetin që kisha mbi të. Sot mundem. Mund të përballoj frikën; unë zotëroj fuqinë time personale me guxim shpirtëror. Jam jashtëzakonisht e sinqertë dhe e hapur. Jam e lirë,” shkroi Jessica.