Kryeministri Edi Rama tha nga Beogradi se barra e rëndë e burokracisë në kufi duhet të marrë fund.
“Mua më vjen shumë mirë që jemi fokusuar tek thelbi i kësaj nisme, sit ë zgjerojmë ekonomitë dhe tregjet tona. Që janë tregje të vogla në vetvete, por me njëra-tjetrën kthehen në një treg të rëndësishëm jo vetëm për aktorët tanë, por edhe për investimet e huaja direkte” – tha Rama në konferencën për Ballkanin e Hapur.
Ai shtoi se fokusi i nismës është tek njerëzit dhe krijimin e një hapësirë më të gjerë sa i përket tregjeve.
“Më vjen shumë mirë që sot na u dha mundësia të përballemi me bizneset nga vendet tona dhe ata kërkuan që gjithçka ne nënshkruajmë të përkthehet në një realitet të prekshëm për ta, në kufi, aty ku fillojnë problemet” – tha Rama.
Kryeministri shqiptar shtoi se ka shume produkte që nuk mund të rrijnë prej ditësh në kufi.
“Nuk mundet dot që të premten në darkë t ëarrish në kufi dhe të presësh të hënën për të çuar në anën tjetër qumështin. I bie që të bëhet kos deri të hënën. Apo për të çuar produktet nga Konispoli, deri në Serbi. Apo tre jave për të pritur konfirmimin nga agjencia e vendit tjetër” – deklaroi Rama.
Ai zbuloi se janë takuar me Këshillin e Atlantikut, të ardhur enkas nga Uashingtoni, në lidhje me një studim që do të prezantohet në Tiranë.
“Kemi rënë dakord për një qëndrim të përbashkët adresuar BE-së duke e kuptuar situatën fare mirë me kuotimin absurd për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por duke nënvizuar se ne nuk kemi asnjë lëkundje. Kemi bindjen që BE ndërkohë që është i zhytur në dilemma, mund të konsiderojë për të ardhur më pranë rajonit” – tha Rama në Beograd.
/javanews/a.r