Një person i shpallur ne kërkim për plagosje me dashje ka rënë në prangat e policisë së Durrësit.
Policia bën me dije se i arrestuari është Xhuljan Sejdini, 18 vjeç, banues në Sukth, Durrës, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 31.05.2021, e ka dënuar me 2 vite burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Ky shtetas, më datë 22.09.2020, pranë një lokali në Sukth, pas një konfliktit të çastit, ka plagosur me thikë shtetasin E. Z.
“Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas në kërkim, i dënuar me 2 vite burg për plagosje të rëndë me dashje.
Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim:
Xhuljan Sejdini, 18 vjeç, banues në Sukth, Durrës, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 31.05.2021, e ka dënuar me 2 vite burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Ky shtetas, më datë 22.09.2020, pranë një lokali në Sukth, pas një konfliktit të çastit, ka plagosur me thikë shtetasin E. Z.”, thuhet në njoftimin e policisë.
g.kosovari