Frrok Çupi ka pasur një raport shumë të ngushtë me Sali Berishën. Çupi thotë si ish-kryeministrit nuk i kishte qejf kritikat.
“Unë vija nga një persekutim në Spaç, sa isha emëruar në ministrinë e Kulturës, kisha dy fëmijë të vegjël që jetonin shumë keq dhe në atë kohë kisha filluar që të merrja një rrogë që nga gushti i vitit 1990, rrugës më thotë “Lëre punën në ministri dhe kushtoji punën partisë” dhe unë i thashë “pse”. më tha “se fëmijët tu janë mësuar që të vuajnë, ja po vuajnë dhe pak, ndërsa fëmijët e mi nuk janë mësuar kurrë të vuajnë, ka dhe një arsye se unë nuk punoj dot me këta”. S’ishte ende kryetar partie, me “këta” kuptonte “veriorët nuk janë mësuar të punojnë me jugorët”. I thashë “mua nuk ka rëndësi sa do vuajnë fëmijët e mi, problemi është që këtë ‘ne dhe ata’, mos e thuaj më’. Këshillat e mia kanë qenë në kohën kur i kam bërë kritika të ashpra, ai kurrë nuk dëgjuar, kritikat e detyrojnë atë që ta vrasë atë që bën kritikën“, tha Çupi për Report Tv.
g.kosovari