Fatmir Mediu zhvilloi një konferencë për shtyp ditën e sotme pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit per te folur per Gerdecin.
Nderkohe qe ka plot 13 vite qe i eshte shmangur perballjes me drejtesine, pavaresisht se ne kete tragjedi, ku ishte involvuar tere ministria e Mbrojtjes per fuqizimin e biznesit te Shkelzen Berishes, humben jeten 26 njerez te pafajshem dhe u plagosen mbi 300 te tjere, Mediu si minister pergjegjes me te gjitha lidhjet per kete biznes vdekjeje del e deklarohet se eshte i pafajshem dhe refuzon te hetohet.
Dy ditë më parë ish-ministri i Mbrojtjes, kundërshtoi vendimin e Apelit të GJKKO për rihapjen e hetimeve për tragjedinë e Gërdecit.
“Vendim absurd i gjyqtarit të SPAK-ut, synohet gjykimi im në lidhje me tragjedinë e Gërdecit. Këto janë akte juridike janë në kundërshtim të plotë me Kodin Penal dhe Kushtetutën e Shqipërisë. Këto akte kompromentojnë rëndë seriozitetin e këtyre institucioneve. Krijojnë precedentë shumë të rrezikshëm kur cënojnë një vendim të rregullt ligjor.
Nuk kam qëllim të refuzoj drejtësi-bërjen, por paligjshmëria nuk prodhon drejtësi. Propaganda dashakeqe, me interesa të caktuara duke keqinterpretuar faktet, duke më bërë mua përgjegjës.
Janë fakte të pakundërshtueshme që nuk kam pasur asnjë lidhje direkte apo indirekte me ata që kanë zhvilluar biznesin e demontimin të armëve në Gërdec.
Ka pasur hetim dhe janë deklaruar të tjerë fajtorë,” tha Mediu.
Nje deklarate e cila me sa duket eshte nje paralajmerim per Sali Berishen, se eshte ne situate te veshtire dhe mund te flase me detaje, pasi djali i ish kryeministrit, Shkelzen Berisha ka qene njeriu qe e kishte kthyer Ministrine e Mbrojtjes si shtepine e tij, ku hynte e dilte si te kishte zyre pune atje.
Madje dhe bisedat telefonike jane me qindra e qindra derisa Mediu ka hapur dhe mbyllur diten me telefonatat me Shkelzenin, per ta marre ne mbrojtje ne kete tragjedi. Dhe Berisha vertet e mori ne mbrojtje, e shpetoi vite e vite nga burgu duke e bere serish deputet e dhene imunitet e me pas minister e prap deputet nga listat e PD.
Rihapja e çështjes “Gërdeci”
Apeli i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka rikthyer për hetim në SPAK dosjen e bujshme të Gërdecit, duke pranuar kështu kërkesën e prokurorisë dhe të familjes Durda për rihapjen e hetimeve.
Vendimi është marrë në apelin e GJKKO, e cila ka rrëzuar një vendim të mëparshëm të Shkallës së Parë.