Ish-zv/kyeministri Erjon Braçe në një postim në rrjetet sociale shprehet se vjedhja e mashtrimi nëpërmjet Call Center është e njohur prej tij që nga viti 2018. Madje ai ka publikuar disa dokumente ku shkruan se ka ngritur këtë çëshje gjatë raportimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Financiare.
“Në të tri dokumentet evidentohet MASHTRIMI prej një rrjeti të Call Center me zyra në Tirane e jo vetëm dhe me operim me tregjet e kapitalit; pohohet MASHTRIMI, pra pranohet; njoftohen masat e marra dhe agjencitë ligjzbatuese që duhet të kryenin detyrat e lëna në REZOLUTëN E KUVENDIT. Por mesa duket MASHTRIMI jo vetëm që ka vijuar, por edhe është zgjeruar, bërë masiv dhe ka goditur në Gjermani e Holandë”, shkruan Braçe.
Më tej ai thekson se është koha që SHISH, Policia, AMF dhe institucione të tjera të japin llogari mbi këtë çështje të Call Center.
SPAK është përfshirë në një hetim me kërkesë të Holandës dhe Gjermanisë, që kërkojnë hetimin për mashtrim në kuadër të organizatës kriminale mbi tregtinë elektronike dhe bëhet fjalë për plot 13 call centera.E njohur si Cyber Trading, sipas dyshimeve investitori hap në faqen e ofruesit një llogari bankare duke paguar të punësuarit nga 250 deri në 300 euro. Më pas klientët kontaktohen nga specialistët tregtarë që janë të trajnuar në fushën e tregtisë nga të ashtuquajturit ndërmjetës dhe menaxherë ose përmes telefonit dhe medias sociale, se do t’i investojnë paratë e tyre në instrumente financiare.
Mesazhi i plotë
MASHTRIMI E VJEDHJA ME CALL CENTER,
E NJOHUR DHE E QARTE PREJ MAJ 2018!
TANI KOHA PER TE DHENE LLOGARI!
#DOKUMENTAT ne foto jane te MAJ 2018;
I referohen seances degjimore per vleresimin e punes se Autoritetit te Mbikqyrjes Financiare;
1. Raporti i vlerësimit të Komisionit të Ekonomisë së Kuvendit;
2. Protokolli i seancës së pyetjeve dhe përgjigjeve në Komisionin e Ekonomisë së Kuvendit;
3. Rezoluta e Kuvendit për vlerësimin e punës së AMF.
Në të tri dokumentet evidentohet MASHTRIMI prej një rrjeti të Call Center me zyra në Tirane e jo vetëm dhe me operim me tregjet e kapitalit; pohohet MASHTRIMI, pra pranohet; njoftohen masat e marra dhe agjencitë ligjzbatuese që duhet të kryenin detyrat e lëna në REZOLUTëN E KUVENDIT.
Por mesa duket MASHTRIMI jo vetëm që ka vijuar, por edhe është zgjeruar, bërë masiv dhe ka goditur në Gjermani e Holandë.
TANI ËSHTË KOHA PËR Të DHËNË LLOGARI;
AMF, SHISH, POLICIA, DREJTORIA E PARANDALIMIT Të PASTRIMIT TE PARAVE Të PISTA DHE Të TJERA AGJENSI të cituara në këto dokumente duhet të thonë tani çfarë kanë bërë, çfarë nuk kane bërë, çfarë nuk ka funksionuar dhe arsyet përse!/m.j