Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbajë foltoren e tij këtë radhë në qytetin e Pogradecit, dhe jo ne Lushnje siç e paralajmeroi diten e djeshme ne Kamze.
Lajmi është konfirmuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i cili ka ftuar të gjithë demokratët që të marrin pjesë në mbledhje.
“Te nderuar anetare, simpatizante te PD dhe qytetare te Bashkise Pogradec,
Diten e Marte, date 9.11.2021, ora 17.00, ne pallatin e kultures Pogradec do te mbahet foltorja e Z. Berisha me ju.
Jeni te ftuar te merrni pjese dhe te kontribuoni ne te per te garantuar nje PD me te madhe, me te hapur dhe me te bashkuar e cila te munde te heqe Ramen dhe patericat e tij nga pushteti”shkruan Spaho në postimin e tij./m.j