5 muaj nga ngjarja tragjike, gjykata në Maidstone në Angli, thotë se shkaku u vdekjes së 22-vjeçarit shqiptar Algert Lleshi ishe një gropë.
Një dëshmitar okular deklaroi para Gjykatës se i riu u rrotullua papritmas me biçikletën e tij dhe u përmbys.
Ai ra menjëherë pa ndjenja dhe erdhi në vete vetëm shtatë minuta më vonë në momentin kur dy shoferë dhe një infermiere jashtë detyrës i shkuan në ndihmë.
Kur policia dhe ambulanca erdhi, ai ishte i vetëdijshëm dhe ishte ulur në rrugë.
I riu e mori veten dhe arrti të hynte në ambulancë, por ankohej vazhdimisht për dhimbje në kokë. Më pas ai humbi sërish ndjenjat dhe u përmend pas dy minutash.
Ai u transferua në spitalin William Harvey, ku u zbulua se kishte pësuar një dëmtim traumatik në tru.
Gjendja e tij u përkeqësua dhe ai u transferua në spitalin King’s College për një operacion urgjent.
Fatkeqësisht, 22-vjeçari nuk u zgjua kurrë dhe u shpall i vdekur më 5 qershor, tre ditë pas aksidentit.
/b.h