Një ish-koleg polic, i Xhelal Reçit, vrarë në Laç pak ditë më parë, është marrë sot në pyetje në polici.
Mësohet se Faik Martinaj është marrë në pyetje nga policia në lidhje me vrasjen e ish-policit Reci, ngjarje e ndodhur mengjesin e 1 nentorit. Ai ka deklaruar se me viktimën është njohur pasi kanë punuar të dy në një komisariat, por ka kohë që nuk është takuar me të.
Mësohet se Faik Martinajt i është plagosur i biri para dy vitesh dhe për ngjarjen janë dyshuar djemtë e viktimës. “Me të nuk kam patur konflikte apo probleme. Djali im ndodhet në Kosovë.” ka thënë Faik Martinaj ndërsa është marrë në pyetje.
NGJARJA NE LAÇ
Rreth orës 07:23 të së hënës, persona të armatosur i bënë atentat 60-vjeçarit Xhelal Reçi, në afërsi të një banke. Ish-polici nuk arriti t’i shpëtonte plumbave të marrë, duke ndërruar kështu jetë. Por ky nuk është atentati i parë që bëhet ndaj familjes Reçi. Në gusht të 2020, djali i Xhelalit, Besniku, i shpëtoi një atentati të mirëorganizuar.
Ai ishte duke udhëtuar në rrugën Lezhë-Shëngjin bashkë me dy fëmijët e mitur dhe bashkëshorten, kur dy persona të armatosur me motor, e ndoqën dhe tentuan ta qëllonin me plumba. Në fakt, tre plumba qëlluan mbi makinën që udhëtonte Besnik Reçi, por për fat të mirë, nuk mbeti i lënduar askush. Kjo edhe falë lëvizjeve të shpejta dhe instiktive të Reçit, i cili pasi pikas atentatorët, devijon me makinë në trotuar dhe i shpëton atyre.
Ndjekja nga atentatorët ka zgjatur sërish, derisa Reçi i bëri shenjë policisë dhe ata e morën në mbrojtje. Asokohe nuk u zbardhën motivet e atentatit, por Besnik Reçi u cilësua si një njeri i qetë dhe aspak problematik.
/b.h