Pesë kamarierë janë arrestuar nga policia në Prizren pasi akuzohen se kanë falsifikuar monedhën 2 euroshe dhe ua jepnin klientëve si kusur.
Policia e Kosovës bën me dije se kundër 5 kamarierëve janë siguruar prova të mjaftueshme se ata janë përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Gjatë operacionit për arrestimin e tyre, autoritetet kanë sekuestruar njëqind e nëntëdhjetë e pesë monedha 2 euro të dyshuara si të falsifikuara dhe 5 celularë. Operacioni për kapjen e tyre ka nisur që në Tetor, pasi dëshmive nga qytetarë të ndryshëm. Policia deklaron se 5 të rinjtë kishin arritur që në një kohë të shkurtër të fitonin shuma të mëdha parash.
/a.r