Një efektiv i policisë rrugore në sektorin e qarkullimit rrugor në Mat ka denoncuar një kërcënim që i është bërë familjes së tij me datë 27 Tetor.
Efektivi Ilir Pica thotë se ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë banesës së tij në afërsi të Kthesës së Kamzës në Tiranë.
Sipas tij, mbrëmjen e 27 Tetorit persona të paidentifikuar kanë gjuajtur me armë zjarri në oborrin e banesës së efektivit të rrugores duke terrorizuar familjen.
Efektivi thotë se për këtë rast ka bërë denoncim pranë Komisariatit Nr.3 në kryeqytet, por këta të fundit nuk kanë bërë asgjë në lidhje me mbrojtjen e familjes.
Për rastin në fjalë nuk ka pasur asnje deklarate nga forca e rendit.
/a.r