Ish kandidatja për kryetare të PD, Edith Harxhi ka treguar hapur mbështetjen e saj ndaj ish kryeministrit Sali Berisha dhe është një nga kritiket më të forta të kreut të PD, Lulzim Basha.
E ftuar në studion televizie në televizionin e familjes Berisha, e pyetur nëse po mendon të garojë për kreun e PD, Harxhi është shprehur se aktualisht mbështet Berishën pasi e sheh si të vetmin lider që mund të bashkojë fraksionet dhe të ringrejë PD.
Sipas saj, Berisha është i vetmi që e ka këtë energji për ta bërë këtë.
“Unë aktualisht mbështes zotin Berisha si i vetëm lider që mund të bashkojë të gjithë fraksionet.
Ne duhet të ndërmarrim katër hapa: I pari është largimi i Bashës, bashkimi, vendosja e disa elementevë në statut dhe rrëzimi i Edi Ramës.
Berisha është i vetmi që mund të prodhojë një energji dhe sinergji të këtij lloj”, shprehet Harxhi./m.j