Ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë sot pasdite në Kamëz, ku do të zhvillojë takimin e radhës me demokratët.
“Foltorja” do të zhvillohet në orën 17:00 në Pallatin e Kulturës dhe Berisha ka ftuar të gjithë demokratët që të jenë të pranishëm për një bashkëbisedim me të “për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.
Më herët lideri historik i PD ka zhvilluar takime me demokratët dhe në qytete të ndryshme, ku theksin e ka vënë tek e ardhmja e PD.
Në takimin e Lezhës, Berisha njoftoi se në 11 Dhjetor do të kërkohet mbledhja e Kuvendit Kombëtar, ndërsa më herët ka deklaruar se do të garojë për të marrë drejtimin e partisë.
/a.r