Roland Bejko u shpreh në emisionin “Politiko” në Top News se Kuvendi i thirrur me 11 dhjetor nga Sali Berisha është ilegjitim dhe se ai mund të prodhojë një lider opozite “non-grata”
“Zoti Berisha që kur doli për të bërë një gjë të tillë për ta marrë partinë në dorë, nuk mori parasysh se e thotë ose jo statuti, ai do të thotë më 11 dhjetor se partia jam unë. Amerikanët e kanë shpallur non grata Berishën, e i thanë se nuk duam të bashkëpunojmë me ty. Korrupsioni është arsyeja, SHBA dhe Berisha nuk janë fuqi të barabarta, në këto kushte i është futur detit me këmbë. Ky është Kuvend jo vetëm ilegjitim, e do të prodhojë një lider non grata me SHBA”, tha Bejko.
Sipas tij, thirrja e Kongresit është anti statutore, pasi duhet të ngrihet një komision dhe ta vendosë kryesia për datën e tij.