Kosova ka regjistruar vetëm 5 raste të reja me Covid-19 në 24 orë nga 13 që ishin një ditë më parë.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në total numri i rasteve aktive është 430.
“Nga 1.115 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes”, njofton Ministria e Shendetesise e Kosoves./m.j