Milan nuk e diskuton Romën dhe fiton në javën e 11-të të Serie A. Kuqezinjtë drejtuar nga Stefano Pioli fituan me shifrat 2-1 dhe ndajnë vendin e parë me Napolin. Ibrahimovic në minutën e 26′ zhbllokoi takimin.Suedezi lëshoi një “predhë” nga goditja e dënimit duke shënuar kështu golin e parë të takimit.
Në pjesën e dytë do të ishte përsëri Milani që do të gjente rrugën e rrjetës. Pas anulimit të golit të Ibrahimovic nga VAR për pozicion jashtë loje, ishte përsëri suedezi që fitoi një 11-metërsh. Penalltia u ekzekutua nga Kessie i cili realizoi dhe e çoi rezultatin në 2-0. Në minutën e 66′ Theo Hernandez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke lënë skuadrën në inferioritet numerik.
Megjithatë Roma shënoi në minutën e 93′ me El Shaarawy-n, por vetëm kaq. Milan merr tre pikë nga një transfertë e vështirë dhe tani do të mendojë derbin me Interin javën tjetër.
Festa e Zlatan Ibrahimovic katalizon vëmendjen e Olimpico-s pas golit të shënuar nga goditja e këndit në takimin kundër Romës. Është goli që i jep Milanit avantazhin në përballjen direkte. Goli i tij i 400-të në karrierë vjen falë një realizimi inteligjent, të fuqishëm dhe të saktë, mbi të cilin Rui Patricio nuk mund të bëjë asgjë.
g.kosovari