Pandemia e Covid-19 nxori në pah nevojën për mjekë në Shqipëri. Për këtë arsye duke nisur nga viti tjetër do të hapen edhe dy programe studimi për mjekësi në universitetin e Elbasanit dhe të Durrësit.
“Ne jemi të ndërgjegjshëm se kemi nevojë më shumë për mjekë se ata që arrijmë të formojmë. Kështu që nga viti tjetër , duke bashkëpunuar me universitetin e Elbasanit dhe Durrësit , do kemi hapjen e programeve të mjekësisë me kuota të reduktuara .Nga 300 kuota në të gjithë Shqipërinë ti çojmë në 450 kuota për mjekësi. Pasi koha e tregoi, pandemia që k nevojë për mjekë për të plotësuar nevojat jo vetëm në tiranë por në të gjithë vendin”.
Gjata thotë se brenda dy vitesh, nxënësit që do të zgjedhin degën e mjekësisë do ti nënshtrohen një test pranimi, krahas mesatares së shkollës së mesme dhe provimeve të maturës.
“Është e vërtetë që ne marrim nxënësit më të mirë me nota shumë të mira. Duke qenë se në vitin e parë rezultojnë studentë me nota shumë të ulëta. Kemi vendosur të bëjmë një test pranimi për nxënësit të informatizuar, nuk do ketë njerëz që do përgatisin testet. Dhe përgjigja epikëve që merr në test të del në moment. Do i japim shumë peshë këtij testi të pranimit”.
Degët e mjekësisë janë më të kërkuarat nga maturantët. Këtë vit në këtë universitet kishte 23 mijë aplikime për 1200 kuota pranimi.