Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë rezultuar pozitivë për Covid 25 persona.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë viktimë.
Ndërkohë 9 pacientë janë shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 157, 326.
30 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.716 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.566.251 doza të vaksinës.
Deri më sot 724.969 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.801 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.326. Në total numri i rasteve aktive është 447.