Ish kreu i PD në Tropojë Azgan Haklaj tha në Top Talk se shumë shpejt do të kemi një goditje të madhe ndaj krimit të organizuar.
Ai nuk dha më shumë detaje, ndërsa u përqëndrua te fakti se si Lulzim Basha do të sjellë një epokë të re politike në PD.
Azgan Haklaj: Basha është simbol i një epoke të re që po lind, së shpejti do të kemi një goditje të madhe ndaj krimit të organizuar. Nuk zgjidhet problemi siç mendon zoti Ibsen apo foltorja. Kemi një kongres që ka zgjedhur zotin Basha, një anëtar një votë , kemi dhe një kuvend që ka miratuar një statut , që vetë këta delegatë e kanë miratuar dhe tani duan ta shkarkojnë Bashën në mënyrë jo statutore , pra nëse hymë në anën teknike, kuvendi thirret 1 herë në 4 vjet nga kryetari, rrëzimi që ata pretendojnë është grusht shteti, marrja peng e pushtimi i opozitës, se kuvendin e thërret kreu i partisë etj, por jo kështu.
Haklaj shtoi më tej se nisma që Berisha ka marrë me foltoren është një nisme personale, për familjen e tij dhe nuk si qëllim të bashkojë PD.
“Berisha nuk ka folur asgjë për nongrata, ai thotë do e bashkoj PD, por si? PD është parti misionare, por që kanë ikur shumë figura dhe për këto Berisha duhet të kërkojë falje, dhe nëse Berisha ka bërë kërkesë në Francë për dinjitetin e tij dhe demokratët e tjerë kanë dinjitetin e tyre dhe unë po i kujtoj Berishës revolucionin francez dhe nuk e nderon fare gjuha në foltore, se vetë e zgjodhi Bashën”, tha ai.