Ish kryeministri Berisha është shprehur se do të fiksohet në statu se kryetari i PD i cili shkel atë dhe se Basha është i shkarkuar automatikisht.
Njëherësh e ka akuzuar dhe për faktin se e kanë cilësuar anti-amerikan dhe Foltoren, Kuvendin e demokratët, anti-amerikan, duke garantuar se ëhstë një amerikan i thekur dhe do krijojë marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA dhe BE.
“Nëse Basha do ta merrte vendimin për përjashtimin tim, duke e votuar në këshillin kombëtar, do ta poranoja plotësisht dhe pa fjalë.
Por ai mori vendim personal, nuk guxoi t’ia cojë këshillit Kombëtar pasi e penguar ata që e mbajnë peng, pasi nuk ju mashtronin dot ju.
Prandaj une jam tek ju. Foltorja nuk është kundër miqve tanë, mos dëegjoni ata…
Se Sali Berisha bashkë me ju jo vetëm që do të ngrerë PD, do ta cojë atë në fitorë por u them ‘vajatorëve’ se Sali Berisha dhe kjo parti do të vemdosin marrëdhëniet më të mira me BE dhe SHBA.
Del kryetari dhe ndonjë zëdhënës mjeran i tij që duan ta etiketojnë si takime antiamerikane foltoret tona. SHBA është vend i vlerave demokratike, e votës së lirë. Ata janë aleatët tanë të mëdhenj, na ndihmuan në të gjithë historinë e shtetit shqiptar, bënë Kosovën e lirë.
Nuk përcaktojnë se kush do të hyjë në Parlament, cënojnë sovranitetin. Jo. Atë e bëjnë mafia e xhorxh Sorosit.
Pse Basha i bëri këto veprime, i bëri sepse nuk ka lidhje me PD, me statutin dhe ju. Ka lidhje vetëm me pengmarrësin e tij. E kemi mbështetur mjaft, kam kërkuar falje për këtë mbështetje.
Nëe do ta ndryshojmë thellësisht statutin, ku përcaktohet se kryetari që dhunoin nenet e tij, dhunon strukturat e saj, është i shkarkuar automatikisht pa vota. Do të sansionohet shenjtëria e votës suaj.
Në Lezhë e kudo, kandidatët për deputët e kryetarë bashkie do të votohet vetëm nga ju, s’do ketë më deëputetë e kryetar bashkie të telekomanduar nga qendra.
Në statut do të sanksionohet se kush humb zgjedhjet e përgjithshme, largohet automatikisht.
Djalë i mirë je, por fitore nuk na solle, prandaj duhet të vijë kryetari tjetër. Kryeministri, vetëm me primare. Do kthejmë referendumin e hequr nga basha, që ju të votoni dhe për kryetarin e partisë dhe për kryeministrin e ardhshëm. Do lejojmë fraksionet, PD shtëpia e demokratëve. PD do të riformatorëve”, deklaroi Berisha./m.j