Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar Edvin Kulluri deklaroi në “Real Story” në News24 se është i gatshëm të hyjë në garën për kryetar të PD-së që do të hapet pas mbledhjes së Kuvendit. Ai tha se ka disa arsye për këtë vendim, duke maksimalizuar mbështetjen që ka dhe theksuar se ta njerëz që e mbështesin meritojnë të dëgjohen dhe përfaqësohen.
“Për shkak të situatës që është krijuar në opozitë, në PD, në partinë më të madhe opozitare. Një situatë që duket sikur po del nga këneta që është futur në 4 vitet e fundit. unë kam drejtuar fushatën fituese në bashkinë Selenicë në 2015 si drejtues politik, kam qenë anëtar i këshillit kombëtar dhe kam mbështetur aksionin e Lulzim Bashës pa rezerva përveç gjërave që kam biseduar privatisht por që nuk ishin për t’u mbajtur një qëndrim publik refraktar. partia ishte e bashkuar. Kishim marrë rezultuar në rritje në 2015. Pas 2015 filluan problemet.
Sot jam këtu për të thënë që jam i gatshëm dhe kam vendosur që në garën që do të hapet në PD, besoj shumë shpejt pas kuvendit që do të mbahet për shkak të firmës të hyj në garën për kryetar partie për shumë arsye.
Së pari, unë mendoj që hapja e garës përmes vendimit që do merret në këshillin kombëtar është një mundësi për të garuar për arsye të forta. Kam mbajtur qëndrime konsistente. Ata njerëz që na kanë mbështetur, meritojnë një zë dhe përfaqësim në garën për kryetar partie. Ky është dhe respekt ndaj tyre. Besoj që këta njerëz meritojnë një mundësi tjetër, përveç kandidaturës së z. Berisha.
Them se jam në këtë pozicion dhe kam të drejtën morale për të bërë këtë hap, aq më tepër të ri si unë, këtë vit kam mbushur 45 vjeç, kur beson tek liria e votës, tek cila është e mira nuk ka asnjë arsye të më pengojë mua apo këdo të hyj në këtë garë. Unë në garë hyj për t’u votuar, se sa vota do marr, kjo është çështja e atyre që votojnë por edhe përgjegjësia ime që t’i bind, nuk hyj me një votë, hyj me vota në garë.
E mbështes foltoren dhe mbledhjen e Kuvendit. Është e drejtë, e domosdoshme, shumë e vonuar. Nuk kam marrë pjesë në foltore, për arsye se më është dashur të ruaj koherencën time morale. Kanë kauzë të drejtë, i kam mbështetur, e mbështes Kuvendin, por përderisa kam 4 vite e ca që luftoj për këto parime të drejta, do të thotë që unë zoti Balla nuk lëviz nga principet për të cilat jam nisur”, tha Kulluri.
/a.r