Politologu Endri Kajsiu në një lidhje me skype në emisionin Open në Top Channel tha se kryedemokrati Lulzim Basha tha sot në kuvend gjërat e duhura, por në vendin e gabuar.
Kajsiu thekson se nuk mund të përdoret parlamenti për të treguar orientimet e partisë, por për të komentuar mbi temat dhe problematikat.
“Basha po thotë gjërat e duhur në vendin e gabuar. Nuk mund ta përdorësh parlamentin për problemet e PD. Përdor parlamentin për të orientuar partinë. Kuptuam që nuk është aleancë me LSI, por këto nuk bëhen në parlament, bëhen në kongres në anëtarësi. Po i thotë në mënyrë të gabuar”, tha ai.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha i shpalli luftë kryeministrit Edi Rama, presidentit Ilir Meta dhe ish-liderit të PD-së Sali Berisha duke i krahasuar me trekëndëshin e Bermudës, e cila s’do të jetë për shumë kohë sipas tij.
/a.r