Duke filluar nga dita e sotme, godina e Sarajeve në Tiranë, do të jetë në pronësi të Bashkisë së kryeqytetit.
Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku Erion Veliaj përmes një postimi në Twitter.
Ai ka publikuar vendimin e qeverisë që i kalon Bashkisë së Tiranës si muze i qytetit godinën e Sarajeve.
“Me vendim te qeverise shqiptare, nga sot, ndertesa e Sarajeve eshte prone e Bashkise se Tiranes si muze i qytetit qe do evokoje traditen, si dhe historine diplomatike. Qyteti i Tiranës i paguan 2.5mln USD pronareve per ndertesen monument kulture – nje precedent historik!” – shkruan Veliaj.
Mbrëmjen e 16 gushtit, godina e quajtur “Sarajet” në rrugën “Abdi Toptani” në Tiranë, një ndër të paktët monumente të kulturës të mbijetuara në kryeqytet, u përfshinë nga flakët duke shkaktuar dëme materiale.
Videot e flakëve brenda godinës bënë xhiro në rrjetet sociale mesnatën e së hënës dhe shkaktuanzemërim. Flakët u shuan më pas nga zjarrfikëset, duke bërë të mundur ndalimin e djegies së godinës, një pjesë e së cilës është e ndërtuar me materiale druri.
Me vendim te qeverise shqiptare, nga sot, ndertesa e Sarajeve eshte prone e Bashkise se Tiranes si muze i qytetit qe do evokoje traditen, si dhe historine diplomatike. 🏛✅@CityOfTirana i paguan 2.5mln USD pronareve per ndertesen monument kulture – nje precedent historik! 👍🇦🇱 pic.twitter.com/WkHwdijZMi
— Erion Veliaj #EYC2022 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) October 28, 2021
g/kosovari