Dy të rinjtë që shoqëronin Aldi Ramën, kur vrau oficerin e policisë nënkomisar Saimir Hoxha, do të qëndrojnë në burg pa afat.
Gjykata e Apelit në Shkodër la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Lezhë, duke rrëzuar kërkesen e Armando Markut dhe Kristjan Sherrit të cilët kërkonin një masë më të butë.
Ndaj dy të rinjve është ngritur akuza “moskallëzim krimi”, pasi të martën e 28 Shtatorit, kur u vra oficeri Saimir Hoxha, ata ndodheshin në makinë me autorin e krimit, 21-vjeçarin Aldi Rama.
/a.r