Avokati njohur Idajet Beqiri ka folur për figurën e Berishës dhe aksionin e tij aktual politik që ai ka nisur për të marrë drejtimin e PD. Por sipas avokatit Idajet Beqiri, tashmë Berisha është veçse një “kufomë” politike në grahmat e tij të fundit.
“Fatin e tij Berisha e përcaktoi në radhë të parë vetë, në radhë të dytë ia përcaktoi një fuqi aq e madhe sa nuk mund t’i dilet përpara më asaj fuqie dhe ajo e ka çuar atje ku duhet, kështu që me përjashtim të Krishtit, nuk ka rilindur ndonjë tjetër në këtë botë, kështu që një i vdekur nuk ringjallet më. Jam i bindur se edhe shqiptaret e konsiderojnë të vdekur politikisht Berishën, foltoret janë grahmat e tij të fundit.
Kam parasysh kur një njeri para se te vdesë duket sikur e merr veten dhe i vjen një fytyrë e mirë dhe i thotë njerëzve ikni se jam mirë dhe pastaj nuk shkon më shumë se dy tre ditë dhe ikën fatkeqësisht nga kjo jetë, e njëjta po i ndodh edhe Berishës politikisht, ai e di të vërtetën e vet por sa për sy të botes dhe të disave që ai do të mos kenë atë përshtypje që ai iku aq keq. Ai nuk i beson më as vetes se vet ato që thotë”, u shpreh avokati Idajet Beqiri në Dritare.net.