Gjykata e Lartë shtyn seancën për Lulëzim Berishën, ish kreun e bandës së Durrësit. Për të gjykata e Lartë shqyrton një rekurs të prokurorisë së Durrësit lidhur me lirimin e tij me kusht në vitin 2016.
Gjatë seancës së sotme nuk paraqit, as avokati dhe as vetë Lulëzim Berisha, ndaj të cilit ka një urdhër arresti dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi dyshohet se ka marrë pjesë në atentat e 16 viteve më parë ndaj Klodian Saliut dhe Vajdin Lames.
Berisha fitoi lirinë me kusht pas garancisë së dhënë për punësimin e tij edhe nga Bashkia e Durrësit, ndërsa më herët Gjykata e Lartë kishte ulur dënimin e tij nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg. Seanca e radhës u la më 9 nëntor ora 10:00. Gjykata e Lartë kërkoi të merrte informacion nga prokuroria e Durrësit, nëse Lulëzim Berisha mban kontakt me shërbimin e provës apo jo.
/b.h