Foltorja u nis si një aksion i Sali Berishës dhe rrugës ai më pas nisi të huazojë tema. Kështu është shprehur kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli në “Log” me Endri Xhafon.
Ndërsa tha se lideri historik i demokratëve ka huazuar tema nga Manifesti i tij politik Kadilli shtoi se Berisha nuk ka një platformë të qartë politike.
“Berisha vazhdon për të krijuar audiencën e vet të fuqishëm, angazhohet por nuk ka një platformë të qartë. Mbledhja e firmave është gjëja më e turbullt që ekziston, por demokratët e dinë që bëhet për të rrëzuar Bashën.”
Sipas Kadillit, Foltorja e Berishës është diçka e papjekur që po ndryshon në rrugë e sipër.
“Para katër muajsh kishim zgjedhje, mund t’i kishim treguar vendin liderit të thyer. Jemi detyruar t’u kthehemi kufizimeve statutore. Kufizimi numër një duhet të jetë, po ke humbur nuk duhet të jesh më.”
Nga ana tjetër, Kadilli deklaroi se PD është aktualisht e përçarë dhe kjo përballje do të shkaktojë më shumë dëm, sesa mund të sjellë diçka të mirë.
“Nuk besoj se Berisha mund të jetë duke menduar të krijojë parti tjetër. Për të mbajtur vulën do bëjë çdo lloj aventure. Besoj që do t’i krijojë dëm partisë. Kuvendi do të jetë traumatik.
g.kosovari