Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti ka sqaruar debatin në mbledhjen e grupit me kryetarin Lulzim Basha.
Në një intervistë për gazetarin Juxhin Mustafaraj, Alizoti tha se kriza në PD është reale dhe se duhet ta zgjidhin dy përgjegjësit, Berisha dhe Basha, që sipas tij janë shkaktarët e gjendjes në selinë blu. Deputeti shtoi se këto lloj krizash kanë vetëm zgjidhje institucionale.
“Kjo është gjëja më jo korrekte që ndodh në mbledhje. Duhet të ketë një lloj intimiteti, më vjen keq që bisedat tona dalin në publik. Mediat do e përdorin sipas këndvështrimit të tyre. Prandaj po bëj intervistën për ta sqaruar.
Partia jonë është zhytur në një krizë, që është reale. Diskutova me kryetarin që nuk e anashkalojmë dot këtë krizë. Pra jemi në një anije që ka marrë flakë dhe kapiteni duhet ta diskutojë. Të diskutojmë problemin që ka sepse kria është reale. Dy persona janë përgjegjës, Berisha dhe Basha, duhet ta zgjidhin krizën. Këto lloj krizash kanë vetëm zgjidhe institucionale,” u shpreh ai. abcnews.al