4 pas shembjes së Cirkut Kombëtar një prej skenave më historike të Tiranës, ku artistët kanë dhënë shfaqje për 62 vite, KLSH ka marrë vendimin për hetimin e çështjes.
Sindikata e Artistëve të Cirkut këtë të premte dorëzoi dosjen dhe kërkesën për nisjen e hetimeve. Cirkun Kombëtar që ndodhej në afërsi të qendrës së Tiranës është shembur pasi trualli ku ishte ngritur çadra do i rikthehet pronarit. Në muajin korrik, Zyra e Përmbarimit, kërkoi uljen e çadrës dhe lirimin e truallit ndaj pronarit, si dhe vendosi bllokimin e buxhetit të cirkut.
Vendimi që Cirku Kombëtar të lirojë truallin është marrë nga gjykata pa qenë prezente përfaqësia e tyre. Sipas artistëve pala mbrojtëse, në këtë rast Ministria e Kulturës nuk ka pasur informacion për mbajtjen e seancës gjyqësore mbi pronësinë e truallit ku ndodhet çadra e Cirkut. Për këtë vendim artistët nisën edhe një shkresë zyrtare në Kryeministri dhe Presidencë. Artistët kanë deklaruar se do të vijojnë me performancat në formë proteste përpara Ministrisë së Kulturës, deri në sa të ju jepet një ambient i ri.
g.kosovari