Sapo ka ikur mesdita në veri të Londrës dhe Selamet Mehmetaj pi një kola-kola teksa tregon me qetësi se si funksionon tregtia e tij shumë milionëshe e kanabisit të fuqishëm.
Artikulli është publikuar nga prestigjozja DailyMail, e cila me anë të filmimeve ka zbuluar sesi funksionon tregtia e drogës sipas të riut shqiptar. Baroni i drogës, Mercedes-Benz-i i të cilit kushton 50,000 paund pa targa të përparme është i parkuar aty pranë. Ai ka rënë dakord të takojë klientë të rinj të mundshëm pasi ata e kontaktuan atë përmes faqes anonime në Instagram që reklamon biznesin e tij.
I shqetësuar nga klientët e tjerë dhe këmbësorët kalimtarë në qendrën e qytetit Wood Green, 28-vjeçari nga Tropoja shpjegon se si çdo muaj ai furnizon tregtarët në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar me 2,500 bimë kanabis me fuqi të lartë dhe mbledh sytha për ta shitur.
Dhe ai e bën shumë të qartë se çfarë ndodh me ata që guxojnë ta tradhëtojnë atë, duke u mburrur në fakt se si i preu dy gishtat një klienti që nuk e paguante dhe i mori paratë e tij para se t’i priste një këmbë.
I riu i etiketuar si ‘Djalli’, po grumbullon miliona nga biznesi i tij i shitjes me shumicë të drogës. Në faqen e tij në Instagram të titulluar ‘Gjaku shqiptar’, Mehmetaj ka treguar fabrikat e tij të kanabisit dhe ka postuar video për të nxjerrë në pah llojet e disponueshme, duke inkurajuar klientët e rinj të kontaktojnë. Instagram e mbylli faqen pasi u kontaktua nga Daily Mail. Por ndërsa faqja ishte ende e hapur, gazetarët e fshehtë të Mail-it të paraqitur si klientë kontaktuan përmes aplikacionit të mediave sociale.
Mehmetaj i ka takuar pranë shtëpisë së tij në Palmers Green. Gjatë takimit ai u mburr se ju shmang akuzës për armë zjarri, pavarësisht se policia kishte gjetur një armë ruse që e kishte futur kontrabandë nga Shqipëria dhe e kishte fshehur në makinën e tij, duke thënë se avokati i tij kishte përgatitur një histori duke pretenduar se arma nuk ishte e tij.
Qeshi ndërsa përshkruante se si policia humbi një sasi kokaine, kanabis dhe plumba kur ata bastisën banesën e tij me pesë dhoma gjumi, sepse nuk arritën të kontrollonin një dhomë.
Mehmetaj shpjegoi se si çdo muaj ai rrit deri në 2500 bimë kanabis, të cilat ai i quan ‘foshnjat’ e tij, ku ai tha se shet çdo bimë për 10-15 paund në tufa deri në 300 paund dhe kuti me kanabis të korrur për kilogram. Sipas Mehmetajt, biznesi i bën atij miliona në vit, por kur shiten nga tregtarët, bimët do të vlejnë dhjetëra apo edhe qindra miliona paund.
“Kam njerëz që marrin çdo muaj nga unë për magazinat e tyre.”-tha ai.
Pasi klientët e kontaktuan atë përmes Albanian Blood, ai mori numrat e tyre dhe më pas organizoi takime personalisht, gjë që është ‘më e sigurt’ sesa dërgimi i mesazheve në internet. Ai tha se nëse dikush thyen besimin e tij ‘është shumë keq’ dhe në një paralajmërim të fshehtë, përshkroi trajtimin e tij ndaj një klienti që nuk paguante.
g.kosovari