Policia Kufitare në Portin e Vlorës ka zbuluar një rast të falsifikimit të dokumenteve dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Autoritetet në bazë të informacioneve, kanë vendosur që të kontrollonin në mënyrë të imtësishme makinën e një shtetasi të huaj. Në këtë mjet udhëtonin 3 persona me origjinë nga Egjipti, E. H, M. E, e cila drejtohej nga A. G dhe tentoi që të futej në tragetin Vlorë–Brindisi.
Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj këtyre 3 shtetasve, policia gjeti dhe sekuestroi 2 leje qëndrimi dhe 2 karta identiteti të cilat iu përkisnin E. H. dhe M. E, të dyshuara të falsifikuara.
Nga hetimet ka rezultuar se A. G, ka ndihmuar dy personat e tjerë duke i transportuar si pasagjer në automjetin e tij, me qellim për të kaluar kufirin për në shtetin Italian.
Të tre personat u arrestuan për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Falsifikimit të leternjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
/a.r
Egjyptianet erdhen te takojne ramerilindjen para se te nisej per vizite ne Egypt