Babai i kinematografes Halyna Hutchins, e cila u vra nga një armë në duart e Alec Baldwin, ka këmbëngulur se aktori nuk ishte përgjegjës për vdekjen e saj tragjike.
Në intervistën e tij të parë për median, që nga incidenti tronditës, Anatoly Androsovych fajësoi ekipin e armatimit të filmit, i cili ishte përgjegjës për dorëzimin e një arme të mbushur aktorit Baldwin.
Anatoli tani po lufton për ti siguruar viza gruas së tij Olga dhe vajzës Svetlana, për të bërë të mundur hyrjen në SHBA, për ti dhënë mbështetjen burrit të Halyn, Matthew dhe djalit të saj Andros, i cili është vetëm 9 vjeç.
“Ne ende nuk mund të besojmë se Hayla ka vdekur dhe nëna e saj po ikën nga mendja nga pikëllimi”, tha Anatoly për “Sun” të dielën.
“Por unë nuk e konsideroj Alec Baldwin përgjegjës, është përgjegjësia e personave të aftë të cilët mbajnë armët. Djali i Halyna, është prekur shumë, ai është i humbur pa nënën e tij”, përfundoi ai.
Baldwin vrau aksidentalisht 42 vjeçaren Halyna Hutchins, Drejtore e Fotografisë për filmin e tij të ri ‘Rust’, në një fermë në Santa Fe, New Mexico të enjten në orën 13:50.
Ai besohet të ketë qëlluar një plumb të vetëm nga një revolver Colt, që goditi si Hutchins dhe regjisorin e filmit, 48 vjeçarin Joel Souza.
/b.h