Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast i vdekjeve Covid, ndërkohë që raportohet se janë regjistruar 16 raste pozitive nga 2280 testime të kryera.
Lajm i mirë për sa i përket personave të shëruar, ku vetëm në 24-orët e fundit janë rikuperuar plotësisht nga infeksioni 33 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 157.184, që pref fillimit të epidemisë.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
23 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.348 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.532.585 doza të vaksinës.
Deri më sot 697.728 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.280 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
Sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.184. Në total numri i rasteve aktive është 464.