Policia e Durrësit ka arrestuar një 38-vjeçar pasi akuzohet se ka kërcënuar një efektiv policie.
I arrestuari është A. S., 38 vjeç, banues në Durrës, dhe rezultonte i shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, kapën dhe ndaluan shtetasin A. S., 38 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi më datë 15.10.2021 ka kanosur me fjalë një punonjës policie.
/a.r